Shumë prej nesh besojnë gjëra të rreme për dashurinë që, pa e kuptuar, sabotojnë marrëdhëniet tona. Psikologët dhe ekspertët e marrëdhënieve thonë se këto besime janë më të dëmshme sesa mendojmë.
Ja 10 mitet që duhet t’i harrosh menjëherë:
1. “Dashuria e vërtetë nuk kërkon përpjekje”– Çdo marrëdhënie e shëndetshme kërkon durim dhe komunikim.
2. “Nëse është personi i duhur, nuk do ketë konflikte” – Grindjet janë normale, por mënyra si i menaxhojmë ka rëndësi.
3. “Partneri duhet të më plotësojë” – Askush nuk mund të të bëjë të lumtur pa punuar mbi vetveten.
4. “Xhelozia është shenjë dashurie” – Jo! Ajo shpesh tregon pasiguri dhe kontroll.
5. “Dashuria duhet të jetë gjithmonë intensive” – Stabiliteti dhe siguria janë po aq të rëndësishme.
6. “Nëse më do, duhet ta kuptojë pa folur” – Komunikimi i hapur është themeli i çdo lidhjeje.
7. “Seksi i mirë zgjidh çdo problem” – Intimiteti nuk riparon mungesën e respektit dhe besimit.
8. “Kompromisi do të thotë të humbas veten” – Është bashkëpunim, jo sakrificë e identitetit.
9. “Dashuria duhet të zgjasë përgjithmonë” – Disa lidhje ekzistojnë për të mësuar, jo për të qëndruar.
10. “Të qëndrosh është gjithmonë më fisnike se të largohesh” – Ndonjëherë largimi është akti më i madh i pjekurisë emocionale.
Mos e lërin mitet të vendosin për lumturinë tënde. Njihni të vërtetën dhe ruani marrëdhëniet që vërtet vlejnë.