Aktualitet

10 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, ja harta e qyteteve të prekura deri tani

Shtohen 10 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, shkon në 736 numri i rasteve. Në 24 orë u testuan 212 të dyshuar.  Harta e të prekurve zgjerohet me 9 persona në Tiranë dhe me një në Shkodër.   12 pacientë u shëruan 24 orët e fundit, duke e çuar në 422 totalin e atyre që fituan betejën me koronavirusin.  28 janë viktimat.  Në dy spitalet COVID po trajtohen 34 pacientë, 9 në terapi intensive, dy të intubuar.  Për nga numri i rasteve kryeson Tirana me 302, Shkodra 105, Kruja 92, Durrësi 42, Fieri 37, Kurbini 31, Korça 19, Elbasani e Kukësi nga 18.   Në Lezhë e në Has janë nga 14 raste me COVID-19, në Kavajë 9, në Lushnje 7, në Vlorë, Pukë e Mirditë nga 5, në Rrogozhinë e Tropojë nga 4. E ndërsa Berati ka 3 të prekur me koronavirus, Mallakastra e Mati nga një.