Burime të Policisë së Shtetit bëjnë me dije se plagosja e 11 efektivëve në protestën e opozitës, do të bëjë që blutë të referojnë në prokurori materialet në lidhje me incidentet e shkaktuara ndaj punonjësvë të policisë. Në vendngjarje shkuan oficerë të policisë gjyqësore të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan kamerat e sigurisë. Pritet që të ketë dhe një reagim zyrtar nga policia për procedimin e personave përgjegjës.