Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

112-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë: “Mos u ktheni te…”

Një nga gratë më të moshuara në Britaninë e Madhe ka festuar së fundmi 112-vjetorin e lindjes, duke ndarë edhe sekretin e saj për një jetë të gjatë dhe të lumtur. Marjorie Hodnett Aylward, e njohur ndryshe si “Aunt Marj”, është aktualisht personi më i moshuar në veriperëndim të vendit dhe e pesta më e moshuara në gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka festuar ditëlindjen në rezidencën Formby Manor në Merseyside, ku jeton prej gjashtë vitesh, e rrethuar nga stafi dhe miqtë, me një festë tradicionale çaji, sanduiç dhe tortë.

Për këtë rast, ajo ka marrë mbi 125 kartolina urimi, përfshirë edhe një mesazh të veçantë nga Mbreti Charles. E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë, “Aunt Marj” jep një mesazh të thjeshtë: “Shiko përpara me shpresë dhe jo pas me pendesë, mos u ktheni tek ish-partnerët, shikoni vetëm përpara”. Ajo shton se “Jeta është për t’u jetuar dhe varet nga ti ta shfrytëzosh sa më mirë”, duke theksuar rëndësinë e mirësisë dhe përkushtimit ndaj të tjerëve në çdo moment të jetës.

E lindur në Londër në vitin 1914, ajo ka përjetuar më shumë se një shekull histori, duke kaluar dy luftëra botërore dhe ndryshime të mëdha shoqërore. Pavarësisht humbjeve personale në jetë, ajo ka vazhduar të qëndrojë aktive dhe e angazhuar, duke punuar për vite si mësuese dhe duke kultivuar pasionet e saj për leximin, poezinë dhe pikturën. “Vërtet nuk e prisja të arrija 112 vjeçe, por jam e lumtur që jam këtu dhe kam kaq shumë për të festuar”, shprehet ajo.

Studiuesit japonezë mund të kenë zbuluar çelësin për zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut deri në 250 vjet, duke përdorur një ilaç që lufton plakjen qelizore. Duke synuar qelizat e plakura dhe riparuar dëmtimin e ADN-së, terapia synon të ngadalësojë proceset molekulare të vetë plakjes. Studiuesit në Universitetin e Osakës në Japoni kanë identifikuar një ilaç të quajtur IU1 që mund të ngadalësojë ndjeshëm plakjen duke përmirësuar sistemet e kontrollit të cilësisë së proteinave në qeliza dhe madje mund të zgjasë jetën e njeriut deri në 250 vjet.