Si çdo mesditë, edhe sot erdhi komunikimi i bilancit të të prekurve me Covid-19 në Shqipëri. Nga Ministria e Shëndetësisë foli drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Ajo bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 102 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Koronavirusin e ri. Gjithësej janë 1146 të testuar ndërkohë që numri total i të infektuarve shkon në 186.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën por lajmi i mirë është se 33 prej tyre janë shëruar dhe pas testimeve të shumta kanë rezultuar negativë me Covid-19.
77 pacientë janë të shtruar në spitalin infektiv të Tiranës dhe 5 prej tyre janë në repartin e terapisë intensive. Hartës së infektimit tashmë i është shtuar edhe qyteti i Pukës.