Policia e shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve në protestën e ditës së nesërme. Mësohet se në gatishmëri nesër do të jenë 1300 forca policie. Efektivët e komisariateve të Policisë së Tiranës, por edhe FNSH e RENEA do të jenë në gatishmëri të plotë. Forcat e policisë do të jenë të vendosura rreth Kryeministrisë por edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Gjithashtu do të ushtrohen kontrolle të imtësishme për të ndaluar personat me precedent penal që të marrin pjesë në tubim