14 persona i shtohen të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar në 750 totalin. 24 orët e fundit u testuan 267 të dyshuar. Harta zgjerohet me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë e 2 në Shkodër, ndërsa mosha mesatare e të konfirmuarve është 46.8-vjeç. Ndërkaq, shkon në 30 numri i viktimave. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico: Edhe 9 persona u shëruan e dolën negativë në testet e rikontrollit. Sa i përket listës së të shëruarve, kryeson Tirana. Në dy spitalet COVID po trajtohen 32 pacientë, 27 te Infektivi e 5 te “Shefqet Ndroqi”. 5 prej tyre janë në terapi intensive, dy në gjendje më të rënduar. Në Shqipëri deri tani janë testuar 7 mijë e 758 raste të dyshuara me koronavirus.