Në Kosovë, shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi. Dy pacientë ndërruan jetë sot, ndërsa lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se ata vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. 145 janë të infektuarit, përfshirë 23 persona të shëruar. Këtu nuk llogariten raste të tjera që i përkasin serbëve të Kosovës, pasi raportimin e bëjnë në Beograd.