Në komunikimin e përditshëm me publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga Koronaviruis në vendin tonë është zgjeruar në Shkodër dhe Vlorë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 45 persona nga të cilët 15 janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 duke e çuar numrin total të të infektuarve në 104. Gjithsej në vend janë 4 raste humbje jete ndërkohë që ajo jep lajmin e mirë se 2 pacientë të tjerë janë shëruar dhe janë larguar nga Spitali i Infektivit mëngjesin e ditës së sotme.
Në total janë 5 pacientë të shëruar që do të vazhdojnë karantinimin në shtëpi dhe gjendja e tyre shëndetësore do të mbahet nën kontroll. Manastirliu u kërkoi të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të ndjekin rregullat e distancimit social pasi javët në vijim do të jenë të vështira.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetar