Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“16 orë dhimbje çdo ditë mbi ato taka…”/Meryl Streep rrëfen sakrificën për rikthimin si Miranda Priestley!

Aktorja e njohur, Meryl Streep po rikthehet në një nga rolet e saj më ikonike, atë të Miranda Priestley, në vazhdimin e filmit të njohur “The Devil Wears Prada”. Por ky rikthim nuk ka qenë aspak i lehtë për aktoren legjendare. Në një rrëfim për mediat, Streep ka treguar se vështirësia më e madhe ka qenë fizike, sidomos për shkak të problemeve me këmbët. “Të vishja përsëri takat e larta të Mirandës ishte shumë e lodhshme. Ishte jashtëzakonisht e dhimbshme. Kam kaluar deri në 16 orë në ditë me dhimbje me ato këpucë”, është shprehur ajo.

Edhe pse me tre çmime Oscar dhe 21 nominime në karrierë, roli i saj si Miranda Priestley mbetet një nga interpretimet më të dashura për publikun, falë stilit të saj të veçantë dhe finesës në aktrim. Pjesa e dytë e filmit pritet të dalë në kinema më 29 prill, duke rikthyer një nga historitë më të famshme të botës së modës në ekranin e madh.

Ndërkaq, një nga momentet më ikonike në botën e modës dhe kinemasë është bërë realitet; Meryl Streep dhe Anna Wintour dy figurat që shpesh identifikohen me “Miranda”-n legjendare janë bërë bashkë në një kopertinë të Vogue. Në një intervistë për numrin e majit 2026, Streep ka folur për rikthimin e saj në rolin e Miranda Priestly në vazhdimin e shumëpritur të filmit The Devil Wears Prada.

Aktorja tregoi se për të rindërtuar personazhin pas dy dekadash, është frymëzuar drejtpërdrejt nga vetë Wintour. “Kur mendova për Mirandën dhe rikthimin te ky rol pas 20 vitesh, reflektova për Annën dhe u përpoqa të imagjinoj peshën e përgjegjësive që ajo mban, si dhe kuriozitetin e saj të vazhdueshëm për botën,” u shpreh Streep në një bisedë me Greta Gerwig.