Në vendin tonë shkon në 377 numri i të infektuarve me COVID-19. Nga 175 të testuar si të dyshuar 24 orët e fundit, u konfirmuan 16 raste të reja. 21 janë viktimat ndërsa me 12 pacientë që u shëruan, shkon në 116 numri i atyre që fituan betejën me koronavirusin. Te Infektivi dhe te spitali COVID-2 po trajtohen 73 pacientë, 11 prej tyre në terapi intensive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat e Shkodër. Për nga rastet vijon të kryesojë Tirana me 177, Shkodra 44, Durrësi 38, Fieri 26, Korça 16, Lezha 14, Hasi 12, Elbasani 10, Kavaja 8. Lushnja, Vlora, Kruja kanë nga 5 raste infektimi me koronavirus. Rrogozhina, Tropoja e Puka nga 4, Mirdita 3, Berati 2. Rritja e rasteve kryesisht në kryeqytet, Shkodër dhe Has tregon mos respektimin e distancimit social dhe të masave të vëna kundër Covid-19 në vendin tonë.