Në 24 orët e fundit u konfirmuan 16 raste me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 766 në vendin tonë. U kryen 270 testime.
Harta e të prekurve zgjerohet me 9 raste në Tiranë, 5 në Krujë, 1 në Shkodër e 1 në Berat.
Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 33 pacientë, 8 prej tyre në terapi intensive.
Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10% po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim.
30 janë viktimat, ndërsa në 24 orë u shëruan 24 vetë duke e çuar në 455 bilancin deri tani.
Tirana ka numrin më të lartë të rasteve e të shëruarve nga koronavirusi. Nga 318 të prekur, 202 e fituan betejën me sëmundjen.