Showbiz

17 raste të reja me Koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona, 17 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në total janë testuar 3644 raste dhe prej tyre 433 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 23 qytetar.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 53 pacientë, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 2 janë të intubuar. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 7 persona prej të cilëve 5 janë në terapi intensive dhe 4 vazhdojnë të jenë të intubuar.

Lajmi i mirë është se 15 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 197.