Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona, 18 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 1919 raste dhe prej tyre 277 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Gjithashtu, janë edhe 8 fëmijë të cilët janë konfirmuar pozitivë. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetë 1 pacient 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit duke e çuar numrin total të viktimave në 16.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 81 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se 9 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 76.