Showbiz

19 raste të reja në 24 orë, shkon në 123 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri

Ashtu siç pritej numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë po fillon të rritet ndjeshëm ndërkohë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha ditën e djeshme se javët në vazhdim do të jenë kritike dhe vendimtare.

Nga Institituti i Shëndetit Publik në komunikimin për median, Eugena Tomini tregoi se në 24 orët e fundit janë testuar 74 raste të reja, 19 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me Koronavirusin e ri.

Deri tani 2 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje kritike për jetën ndërsa është konfirmuar edhe 1 tjetër vdekje, një pacient 49-vjeçar nga Tirana i cili ishte shtruar prej 13 ditësh në spital dhe vuante nga diabeti.

Lajmi i mirë është se 10 pacientë të tjerë janë shëruar kjo pasi kanë dalë negativë nga testet e kryera. Ata do të largohen nga spitali për të vazhduar vetëkarantinimin në shtëpi.