Best of Live From Tirana
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë nutricionistja Tea Brame. Ajo ka folur më shumë për kujdesin e shëndetit dhe trupit tonë, sidomos pas periudhës së pushimeve. Ja këshillat e saj…
Sipas studimeve, kemi një rritje me 20% të infeksioneve mykotike pas pushimeve. Nëpërmjet ushqimit, është rregullimi i ciklit cirkadian, hidratimi, që do të na çojë në pastrimin dhe detoksifikimin e organizmit tonë. Kur themi detoksifikim, nuk duhet të vrapojmë tek ato lëngjet e shtrydhura që shikoni lart e poshtë. Detoksifikimi i trupit tonë bëhet nga konsumimi i rregullt i ujit, të paktën 2 litra, 2 litra e gjysmë ujë, në mëngjes fillohet me dy gota ujë esëll. Madje për të pastruar zorrën e trashë, që në darkë vendosim një gotë ujë me dy lugë gjelle fara chia dhe një lugë gjelle fara lini dhe në mëngjes i shtojmë vetëm 200 gramë kos dhe pak limon dhe kjo të ndihmon ta bësh 7 ditë rresht, për personat që nuk kanë probleme me stomakun, ndihmon në pastrimin e zorrës. Sepse farat e chias dhe farat e linit lëshojnë një lloj xheli që i shtyn mbetjet, por mbi të gjitha janë magnet natyral të toksinave, pra toksinat i marrin me vete dhe i nxjerrin jashtë trupit.