Viti 2025 ka filluar me lajme të bukura dhe të bekuara për disa nga figurat më të njohura të showbiz-it shqiptar. Më shumë se kurrë, ky vit duket të jetë “viti i nënave VIP”, pasi disa emra të njohur kanë ndarë me ndjekësit e tyre lajmet e gëzueshme të shtatzënive.
Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila disa muaj më parë i dha fund beqarisë, në disa postime në TikTok ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Në këto pamje, duket barku i saj i rrumbullakosur, duke lënë të dyshohet se është shtatzënë, ndonëse vetë këngëtarja ende nuk ka bërë një konfirmim zyrtar.



Aktorja e njohur e humorit që ka shpërndarë lajmin e gëzuar është Eliona Pitarka, e cila, përmes një videoje në Instagram, ka njoftuar se është sërish në pritje të fëmijës së saj të tretë. Eliona është tashmë nënë e dy vajzave dhe do të bëhet nënë për herë të tretë.
Balerina e njohur Isida Mollaymeri gjithashtu ka ndarë një lajm të bukur me fansat e saj, duke zbuluar se është shtatzënë dhe se ajo dhe partneri i saj do të presin një vajzë. Ky është një tjetër lajm i bukur që ka ngjallur emocion te ndjekësit e saj.


Në të njëjtën kohë, moderatorja Einxhel Shkira ka njoftuar shtatzëninë e saj të dytë, duke e bërë këtë moment të veçantë në fillim të vitit 2025. Kjo shtatzëni është një kujtesë e bukur e asaj të para, që ndodhi tre vjet më parë.
Këto nënë VIP-sh janë tashmë pjesë e një brezi të ri, pasi fëmijët e tyre do të jenë pjesë e gjeneratës Beta, një tjetër etapë emocionuese në jetën e tyre.