Einxhel Shkira dhe Dj Dagz së shpejti prindër për herë të dytë. Këtë fillim viti, Einxhel ndau me ndjekësit në Instagram, lajmin se familja e saj po zgjerohet dhe së shpejti do të vijë në jetë fëmija i dytë. Në postimin e saj ajo shkruan:
3 vjet nga dita qe u bëmë dy dhe sot të tre presim të bëhemi katër. 2 Janar 2022 – Zoti na ka bekuar sërish me dhuratën e tij më të çmuar… një jetë e re po vjen mes nesh dhe ne nuk mund të ishim më mirënjohës dhe përulërisht falënderues që familja jonë po rritet. Ti ishe surpriza më e madhe e 2024 dhe dhurata më e bukur e 2025. Dad, Mom & your Brother can’t wait for You to be Ours.
View this post on Instagram
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz nisën romancën e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 1” dhe më pas zyrtarizuan dashurinë. Ata sollën në jetën fëmijën e tyre të parë, Trevin.