Showbiz

22 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 548 të infektuar, 26 viktima dhe 327 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona, 22 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në total janë testuar 5775 raste dhe prej tyre 584 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 26 qytetar.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 35 pacientë, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 9 persona prej të cilëve 5 janë në terapi intensive dhe 4 vazhdojnë të jenë të intubuar.

Lajmi i mirë është se 13 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 327. Deri në këto momente në vendin tonë janë 231 të infektuar aktiv.