Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona, 20 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 1671 raste dhe prej tyre 243 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetë edhe dy pacientë duke e cuar numrin total të viktimave në 13. Në spitalin infektiv të Tiranës ka ndërruar jetë një 62-vjecar nga Durrësi dhe një paciente 82-vjecare nga Tirana të dy me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 77 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se 8 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 52.