Ditën e kaluar u fol kudo për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV VMA” si eventi i parë i organizuar që nga fillimi i pandemisë.
Teksa të gjithë artistët u komentuan shumë për paraqitjen dhe performancat e tyre, publiku ngriti pyetjen përse The Weeknd, që është një ndër artistët më të suksesshëm të momentit, zgjodhi të vijë në event me fytyrë të gjakosur.
Kjo mund të ishte një zgjedhje normale nëse do të bëhej fjalë për performancën e tij në majën e një gradaçele por të parakalosh në tapetin e kuq me hematoma dhe gjak në fytyrë është diçka që nuk e shohim çdo ditë.
Megjithatë asgjë nuk ndodh rastësisht, të paktën fansat e tij të zjarrtë e kanë kuptuar menjëherë për çfarë bëhet fjalë. Ylli i muzikës vendosi të shfaqej në këtë mënyrë për të promovuar albumin e ri muzikor “After Hours”.
Kopertina e këtij albumi shfaq fytyrën e gjakosur të The Weeknd e për më tepër klipi i këngës “Blinding Lights” (të cilën e performoi edhe në MTV VMA) e shfaq atë të lënduar teksa ngjitet në skenë krejtësisht i gjakosur.
E ku ka mënyrë më të mirë marketingu sesa të kthesh në realitet klipin e hitit tënd që ka marrë miliona shikime?!