Showbiz

25 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 634 raste në total

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona, 25 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në total janë testuar 6269 raste dhe prej tyre 634 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 27 qytetar.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 33 pacientë, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 7 persona prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Lajmi i mirë është se 11 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 356.