Showbiz

25 të infektuar në 24 orët e fundit, Tirana nuk ka asnjë rast të ri

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 242 persona, 25 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19. Sot është dita e parë që nga fillimi i pandemisë, që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Në total janë testuar 6017 raste dhe prej tyre 609 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 26 qytetar.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 32 pacientë, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 8 persona prej të cilëve 5 janë në terapi intensive dhe 3 vazhdojnë të jenë të intubuar.

Lajmi i mirë është se 18 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 345.