Qeveria shqiptare vendos të trajtojë me ndihmë financiare familjen e Klodian Rashës, 25 vjeçarit që humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se “Familjarët e të riut, që humbi jetën më 8 dhjetor, do të marrin tetëfishin e pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar mujor do t’i paguhet kryefamiljarit, Qazim Rasha”. E thënë ndryshe, çdo muaj familja e 25 vjeçarit do të marrë pagesën 75 mijë lekë të reja.
Ndërkohë edhe sot në orën 18:00 pritet të zhvillohen protesta që u krijuan pas vrasjes së Klodian Rashës në zonën e Laprakës në Tiranë.