Aktualitet

27 mijë punonjës i rikthehen punës, hapet blloku i dytë i bizneseve

Siç u lajmërua, nga sot lejohen të ushtrojnë aktivitetin në vend dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve e artikujve prej lëkure. Po ashtu, ato që tregtojnë mobilje, pajisje të ndriçimit e artikuj shtëpiakë. Sot rihapen dhe dyqanet e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë e ushqimit të tyre, pajisjeve elektronike, të telekomunikacionit e sportive dhe dyqanet e lodrave për fëmijë. Bashkë me shërbimin taksi brenda qytetit, këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë në fashën orare 05:00 me 17:30. Por duhet të sigurojnë higjenën sanitare e respektimin e distancimit fizik.