Me arrestimin sot të një ndërtuesi shkon në 27 numri i të prangosurve në Tiranë, lidhur me pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Vorë, Kashar e Farkë. Mes tyre janë dhe ish-kryekomunarët Fatbardh Plaku e Besnik Fuçia, bashkë me shefin e Urbanistikës në Vorë, Luan Beta. Një ditë më parë, Prokuroria e kryeqytetit lëshoi 38 urdhëra-arresti për zyrtarë, ish-zyrtarë vendorë, inspektorë ndërtimi, arkitektë, inxhinierë e ndërtues. Nga hetimet, 140 objekte rezultuan pa dosje projektimi sizmik kur u ndërtuan, ndërsa materialet e ndërtimit, të pashoqëruara me certifikatë teknike sipas standardeve. 11 vetë u shpallën në kërkim, 6 nga të cilët kanë dalë nga vendi, sipas informacioneve të sistemit TIMS.