Celebrities Live From Tirana

Blogerët e njohur: “Puna e përbashkët e ka forcuar më shumë lidhjen tonë”

Në emisionin “Live From Tirana” për të folur rreth dashurisë ishte i ftuar çifti i njohur i blogerëve, Andi Baraj dhe Olta Shega. Nga marrëdhënia e gjatë 10-vjeçare me njëri tjetrin ata kanë edhe dy fëmijë. Duke qenë se janë të dy blogerë shumicën e kohës Andi dhe Olta e kalojnë bashkë. Por si ka nisur për ta kjo eksperiencë dhe a ndihen xheloz për njëri-tjetrin?

Andi: Duke ndejtur gjatë gjithë kohës pas Oltës e duke i bërë foto thashë pse mos ta provoja edhe unë. Gjithsesi nuk jemi xheloz aspak për njëri tjetrin pasi me punën që bëjmë shpresojmë të arrijmë majat më të larta.

Olta: Tregu këtu në Shqipëri është shumë i vështirë dhe zakonisht ne nuk na quajnë si blogerë por si agjent shitjesh. Ne paguhemi nga brand-et e njohura që bashkëpunojmë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur.

Olta u shpreh se blogerizmi jashtë paguhet shumë dhe meshkujt kanë tjetër mentalitet, ndryshe nga meshkujt këtu.

Jashtë shtetit blogerizmi paguhet shumë. Ke blogere që janë më shpi të tyre, me makina dhe bëjnë jetë luksoze. Edhe djemtë blogerë janë shtuar shumë por përgjithësisht meshkujt në Shqipëri kanë komplekse. Andit i pëlqejnë fotot dhe nuk shoh çfarë të keqe ka këtu. Sepse fotot përveç se bëhen për pasion kanë edhe anën përfituese ku t’i paguhesh shumë mirë, sidomos nëse bashkëpunon me brand-et e huaja. 

Duke qenë se Andi dhe Olta kanë shumë vite së bashku ata u pyetën nëse kjo gjë i ka ftohur ndjenjat mes tyre.

Përkundrazi, fakti që jemi gjithë kohës bashkë e ka forcuar më shumë lidhjen tonë. Ndonjëherë na duket sikur jemi në fillimet e para të lidhjes. Ende flirtojmë me njëri tjetrin kur kemi mundësi, sidomos pasi fëmijët i zë gjumi (qeshin).