Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 240 persona, 29 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 6509 raste dhe prej tyre 663 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 27 qytetar.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 26 pacientë, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 8 persona prej të cilëve 4 janë në terapi intensive 4 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se 29 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 385.