Live From Tirana

3 mijë euro qira një apartament në Tiranë?! Eksperti: “Ia kanë futur kot, ja normalja…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amarildo Sterkaj, ekspert i real estate dhe biznesmen. Ai ka treguar historinë e tij të suksesit, duke dhënë edhe disa këshilla për të rinjtë që mund të ndjekin hapat e tij…

Ronaldo: Hapa një site në Google aktualisht dhe më thuaj ti sa normale janë këto çmime. Apartament luksoz është realisht luksoz 1+1+post patkimi tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, 3000 euro muaji, është normale? 

Amarildo: Jo, ia kanë futur kot. Rruga e Elbasanit ka shumë ndërtesa po 1+1 nuk ka raport. 

Ronaldo: Është njoftim zyrtar i një faqeje serioze. Jepet apartament me qera në Sheshin Skënderbej 1500 euro, ësjtë normale? 

Amarildo: Po. Në qoftë se, i ka dy dhoma dhe kuzhinë mund të pranohet. 

Ronaldo: Apartaemt 2+1 tek Brryli mobilimi as shumë i vjetër as shumë i ri 620 euro. 

Amarildo: Po. 

Ronaldo: Vilë luksoze me qera Liqeni i Thatë 4500 euro në muaj. 

Amarildo: Mund të qëndroj sepse këto janë çmimet e vilave duhet ta themi që vilat nuk janë të përshtatshme për të gjithë. Zakonisht i marrin disa që kanë biznese ose të huajt që punojnë nëpër ambasada, këta njerëz. 

Ronaldo: Jepet apartament me qera në Selitë 600 euro. 

Amarildo: Në qoftë se është i arreduar mirë është në rregull.