Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 237 persona, 34 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 7015 raste dhe prej tyre 712 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 27 qytetar.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 32 pacientë, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive 1 pre jtyre i intubuar. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 8 persona prej të cilëve 4 janë në terapi intensive 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se 9 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 403. 282 janë persona aktiv dhe siç shihet edhe nga shifrat numri i të shëruarve e kalon atë të të prekurve.