Bota

38% e gjermanëve duan largimin e Merkelit

Të paktën 38% e qytetarëve gjermanë do të donin që Angela Merkel të largohej nga posti i Kancelares para mbarimit të mandatit, në 2021-shin. Në këtë përfundim del një sondazh i Institutit “You Gov”, për llogari të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA dhe i publikuar sot. Në fillim të muajit, Merkel hoqi dorë nga posti i shefes së Unionit Kristian-Demokrat (CDU), pas 18 viteve në krye të kësaj partie.