Gjatë mesditës erdhi edhe përditësimi i gjendjes së të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar nga të cilët 4 kanë dalë pozitivë.
3 janë raste kontakti dhe 1 rast i ri i një 63-vjeçari në Tiranë. Deri tani nga 665 raste të testuara 59 janë konfirmuar pozitiv me Koronavirusin e ri. Përgjegjësja e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini bëri përditësimin e situatës të Covid-19 në vendin tonë.
Deri tani Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve që shkon në 42 raste. Më pas vjen Fieri me 6 raste, Durrësi me 5 raste, Lushnja 2, Elbasani 2 dhe Rrogozhina 2. 3 prej tyre vazhdojnë të jenë në terapi intensive ndërsa të tjerët janë në gjendje të stabilizuar.