Shpërthim në një minierë qymyri në Ukrainë, 4 të vrarë. Zyrtarët separatistë në lindje të vendit thonë se nga shpërthimi i metanit në Luhansk janë dhe 13 persona të zhdukur. Pjesë të rajonit ku ndodhi shpërthimi janë nën kontrollin e rebelëve separatiste, të mbështetur nga Rusia të cilët kanë luftuar me trupat qeveritare të Ukrainës që nga viti 2014.