Showbiz

400 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona, 17 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19. 4 gjenden në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë.

Në total janë testuar 2989 raste dhe prej tyre 400 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë virus e kanë humbur 22 qytetarë shumica prej të cilëve kanë patur sëmundje shoqëruese.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 52 pacientë, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi janë të shtruar 6 persona prej të cilëve 5 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se 23 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 154.