Aktualitet

5 Maji, drejtuesit e shtetit bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve!

Në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të popullit, të cilët sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut, sot u zhvillua ceremonia përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, zv.kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vendosën kurora me lule në nderim të dëshmorëve, duke u përkulur para sakrificës së tyre.

Dita e Nderimit të Dëshmorëve të Kombit është caktuar 5 Maji, datë në të cilën ra Heroi i Popullit, Qemal Stafa.

Dëshmorët e Kombit kujtohen me mirënjohje për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë.

Kujtohen edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën, për liri, demokraci, të drejtat e njeriut e dinjitetin e çdo shqiptari.