Celebrities Gossip Showbiz

5 martesa të dështuara, këngëtarja italiane Patty Pravo nuk i thotë JO një dashurie të re…

Së fundmi e ftuar në emisionin “Verissimo” këngëtarja e njohur italiane Patty Pravo rrëfeu më shumë në lidhje me marrëdhëniet e saj të kaluara pa përjashtuar mundësinë për të rënë sërish në dashuri. Artistja u shpreh se:

Dashuria ndonjëherë mbaron dhe nganjëherë fillon një tjetër. Nëse do të ndodhte do të befasohesha këndshëm.

Në moshën 75-vjeçare dhe mbi të gjitha pas pesë martesave, me bateristin anglez Gordon Angus Faggetter, me dekoruesin romak Franco Baldieri, me kitaristin anglez Paul Jeffery, me basistin amerikan Paul Martinez dhe në fund me kitaristin amerikan John Edward Johnson, Pravo tha:

Sot mund ta them, jam më mirë vetëm.

Patty Pravo e lindur si Nicoletta Strambelli më 9 prill 1948 është një këngëtare italiane e cila pati sukses gjatë viteve ’60-’70. Pasi pësoi një rënie të popullaritetit në dekadën e ardhshme, ajo përjetoi një ringjallje karriere në fund të viteve 1990 dhe rivendosi pozicionin e saj në listat e muzikës italiane.

Këngët e saj më të njohura përfshijnë “La bambola” (1968), “Pazza idea” (1973), “Pensiero stupendo” (1978) dhe “…E dimmi che non vuoi morire” (1997). Pravo mori pjesë dhjetë herë në Festivalin e Muzikës në Sanremo, së fundmi në vitin 2019 dhe ka fituar tre çmime kritike në festival. Ajo gjithashtu performoi dymbëdhjetë herë në Festivalbar.