Showbiz

5 raste të reja me Covid-19, shkon në 64 numri i të infektuarve

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ishte në komunikimin e përditshëm për përditësimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona 5 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me Koronavirusin e ri. 3 janë shtetas italianë që ndodhen aktualisht në Shqipëri një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.

Deri tani janë testuar 697 raste të dyshuara ku 64 janë konfirmuar pozitiv me Covid-19. Tirana ka 45 persona të prekur, Durrësi 5 persona, Lushnje 2, Elbasan 2, Fier 6 raste, Lushje 2 dhe Kavajë 2 persona të prekur. Fatkeqësisht, 2 prej tyre nuk kanë arritur të mbijetojnë.