Aktualitet

50 infermierë të rinj i’u bashkuan stafit mjekësor të spitalit COVID-2, në luftën kundër COVID-19

50 infermierë të rinj iu bashkuan stafit mjekësor të spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi” në luftën kundër COVID-19/ës. Ata u takuan sot me  Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë. Gjatë bashkëbisedimit, Manastirliu tha se gjithashtu se po bëhen përgatitjet për periudhën vjeshtë-dimër, për të fuqizuar kapacitetet spitalore. Ndërkaq, ministrja përsëriti apelin drejtuar qytetarëve që të zbatojnë masat për të këputur zinxhirin e infeksionit.