Luna është qeni që është shndërruar në një hero për një grua në Mbretërinë e Madhe. Ajo ka rrëfyer se marrëdhënia e saj me qenin nuk ka qenë më e mira, por në një moment krejt papritur gjithçka ndryshoi. Një ditë qeni “iu hodh” në gjoksin e djathtë dhe që prej asaj dite i qëndronte aty pranë pa pushim. Fillimisht Trisha Allison tha se nuk e kuptonte se si qeni filloi që të ishte kaq i dashur përkundrejt saj, por 2 javë më pas filloi që të ndjente dhimbje gjoksi dhe shkoi duke bërë një vizitë, ku kuptoi se vuante nga kanceri.
“Po të mos ishte Luna, nuk do ta kisha zbuluar se vuaja nga kanceri”, tha 50-vjeçarja britanike për agjencinë e lajmeve SWNS. Nëna britanike e dy fëmijëve deri më tani i është nënshtruar dy operacioneve për heqjen e tumoreve dhe po pret që mjekët t’i bëjnë të ditur nëse do t’i duhet t’i nënshtrohet kimioterapisë.
“Kur mjekët thonë” ‘Më vjen keq t’ju them se është kancer’, ju ndiheni sikur e gjithë bota juaj po rrëzohet. Është e vështirë të shpjegosh se si ndihesh”,-argumentoi Alison. Megjithatë, pavarësisht ankthit që e ka pushtuar, Alison ndihet tepër mirënjohëse ndaj qenit të saj që e ndihmoi ta zbulonte sëmundjen në kohë.