Në vitin 2025, industria e bukurisë përjetoi një transformim të qartë drejt mirëqenies dhe kujdesit afatgjatë. Sipas statistikave globale. 57% e konsumatorëve deklarojnë se shpenzojnë më shumë për produkte të kujdesit të lëkurës sesa për make-up, duke e konsideruar lëkurën e shëndetshme si bazën e bukurisë.
Kjo prirje lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e lëkurës dhe efektet afatgjata të produkteve kozmetike. Serumet, kremrat hidratues, SPF-të dhe produktet me përbërës aktivë natyralë janë kthyer në elementë thelbësorë të rutinës së përditshme. Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se tregu global i skincare është rritur me mbi 10%, ndërsa shitjet e make-up-it tradicional kanë shënuar rritje më të ngadaltë.
Një tjetër statistikë tregon se 46% e grave preferojnë një pamje minimale në përditshmëri, duke përdorur vetëm produkte bazë si krem me ngjyrë, maskarë dhe balsam buzësh. Ky stil i thjeshtë po përqafohet si shenjë vetëbesimi dhe elegance natyrale.
Edhe ndikimi i rrjeteve sociale po ndryshon. Në vitin 2025, mbi 40% e përdorueseve ndoqën përmbajtje edukative për kujdesin e lëkurës, më shumë sesa tutoriale grimi. Influencerët po fokusohen në transparencë, përbërës dhe rezultate reale.