Aktualitet Politikë

Bllokohet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Europiane/Sherr Sula-Çollaku!

Incident në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Komisionit kuvendor për Çështjet Europiane. Deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi e Lefter Gështenja kanë kërkuar që mbledhja të mbyllet, duke mos lejuar që të vazhdojë.

Në këtë komision po diskutohej miratimi i i Kalendarit të Komisionit për shqyrtimin e Paketës Fiskale e të projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2024”

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, deputetët ndërhynë duke përplasur duart mbi tavolinë ndërsa kanë ngritur edhe zërin.

Jashtë sallës, në korridoret te Kryesia e Kuvendit, pati një përplasje mes dy deputetëve të opozitës. Kreshnik Çollaku akuzoi Dashnor Sulën se e ka goditur me dosje e ndërhynë efektivët e Gardës së Republikës për të shmangur një konfrontim të mëtejshëm.

Deputeti Kreshnik Çollaku paralajmëroi Sulën se do të bënte kallëzim penal ndaj tij.

Debati:

Sula iu referua Çollakut me fjalën “dele”, pasi nuk u largua nga salla.

“Jeni bë dele o Niku”, i thotë Sula deputetit.

“Nuk e bën Ina Ramën presidente”, i kthehet Çollaku.

Sula: Unë e kam bërë dhe jam krenar, o kokrra… mos them ndonjë gjë tjetër.

Pas daljes nga mbledhja, Çollaku i drejtohet ashpër, ndërsa e akuzon se e goditi.

Çollaku: Bëj punën tënde, të foli njeri? Mos bëj si trim o Dash, e di unë ça je, jo më mu…

Sula: Ik tashi!

Çollaku: Të bëj kallëzim penal. Palaço, servil, legen!

Sula: Faleminderit!

Çollaku: Legen!

Sula: Vazhdo vazhdo… Ai më shan unë asgjë..

Çollaku: Deputeti qëllon deputetin…

Sula: Ku të qëllova o mashtrus?

Çollaku: Servil, palaço! Bën si demokrat opozitar e në darkë të çon mesazhe. Ku i ke tenderat?

Sula: O mashtrus!