Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona, 7 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 3385 raste dhe prej tyre 416 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Në grafikun e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 23 qytetar.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 50 pacientë, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 është i intubuar. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi janë të shtruar 6 persona prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.
Lajmi i mirë është se 17 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 182.