Si çdo mesditë edhe sot më 20 mars erdhi përditësimi i situatës së Covid-19 në vendin tonë.
Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli raportoi se në 24 orët e fundit janë testuar 35 raste të dyshuara me Koronavirus nga të cilët 6 kanë rezultuar pozitivë. 5 raste janë në Tiranë dhe 1 në Fier.
Fatmirërisht gjatë kësaj kohe vetëm 3 pacientë janë në terapi intensive në Spitalin Infektiv, ndërkohë që të sëmurët e tjerë janë në gjendje të stabilizuar e me simptoma të lehta.
Deri tani janë testuar në tërësi 732 raste nga të cilët 70 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirusin e ri.