Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona, 8 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 4306 raste dhe prej tyre 475 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 24 qytetar.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 37 pacientë, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 është i intubuar. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 9 persona prej të cilëve 7 janë në terapi intensive dhe 4 vazhdojnë të jenë të intubuar.
Lajmi i mirë është se 16 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 248.