Në 24 orët e fundit janë shënuar 2 viktima të tjera nga Covid-19 në vendin tonë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë në spitalin infektiv një 85-vjeçare nga Tirana. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me Koronavirus në siptal.
Sa i përket viktimës së 8-të ai ishte një 66-vjeçar nga Fieri i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme. Ai trajtohej prej 2 ditësh në spitalin infektiv në QSUT dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk arriti të mbijetonte.
Pacienti i ndjerë vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension dhe hemorragji gastro-intestinale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.