Kontrolli i Lartë të Shtetit kallëzoi në Prokurori Kryebashkiakun e Belshit, drejtorin e Bujqësisë, përgjegjësin e Urbanistikës, juristen, 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës të punimeve. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit, një dëm ekonomik në vlerën 80 milion lekë. KLSH thotë se gjatë auditimit të kryer për periudhën dy vjecare 2016-2017 u konstatuan shkelje në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit dhe ofertave duke vepruar me dy standarte vlerësimi.