Shkon në 782 numri i të prekurve në vend nga covid-19. 9 raste të reja raportohen në 24 orët e fundit, 5 në Tiranë dhe 4 në Krujë. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, ndërkohë 488 pacientë janë shëruar. Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shendetit Publik. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka një apel për qytetarët.