Aubrey O’Day, ish-anëtarja e grupit pop Danity Kane, ka mohuar zërat se do të marrë pjesë si dëshmitare në gjyqin federal ndaj producentit të njohur Sean “Diddy” Combs.
Në një intervistë të publikuar gjatë episodit të parë të podcast-it të Amy Robach dhe T.J. Holmes, O’Day deklaroi qartë:
Nuk jam në Nju Jork për të dëshmuar – të paktën jo sipas asaj që di unë.
Spekulimet nisën pas një postimi të saj në Instagram më 14 maj, ku ajo ndodhej në Nju Jork dhe kishte shoqëruar foton me një emoji peshoreje, simbol i drejtësisë. Ky veprim ngriti dyshime për një përfshirje të mundshme të saj në çështjen ligjore që po përballet Diddy.
Megjithatë, O’Day e sqaroi situatën duke theksuar se ndodhet në qytet për një takim me Homeland Security dhe nuk është kontaktuar nga autoritetet për të dëshmuar në gjyq.
Doja të bëja të qartë se nuk jam këtu për të dëshmuar
Ai është arrestuar që nga shtatori i vitit 2024 dhe ndodhet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht.
Një nga dëshmitë më të bujshme ka ardhur nga këngëtarja Cassie Ventura, ish-partnerja e Diddy-t, e cila ka rrëfyer publikisht përjetime tronditëse të abuzimit emocional dhe manipulimit, si dhe për organizimin e festave seksuale të quajtura “Freak Offs.”
Seancat pritet të zgjasin disa javë, ndërsa vetë Diddy i mohon të gjitha akuzat.