Avokatët mbrojtës të Sean “Diddy” Combs tronditën sallën e gjyqit në New York, teksa përmendën papritur vdekjen tragjike të këngëtares Whitney Houston nga mbidoza e drogës, gjatë seancës gjyqësore ku Combs po përballet me akuza të rënda për trafik seksual dhe shantazh.
Nuk është bërë ende e qartë përse mbrojtja solli në vëmendje këtë ngjarje të dhimbshme, ndërsa procesi vijon me dëshmi tronditëse.
Vëmendja kryesore vijon të mbetet tek ish-partnerja e Combs, Cassie Ventura, e cila është dëshmitarja kyçe në procesin që ka tërhequr vëmendjen e gjerë mediatike. Cassie, aktualisht shtatzënë, ka rrëfyer se ka kaluar një marrëdhënie 10-vjeçare të mbushur me abuzim fizik, emocional dhe seksual.
Sipas dëshmisë së saj, Combs e përdhunoi pasi lidhja e tyre përfundoi, ndërsa e kërcënoi me publikimin e videove seksuale degraduese.
Ventura përshkroi marrëdhënien si të dominuar nga dhuna, kontrolli ekstrem dhe voyeurizmi, duke zbuluar se Combs organizonte takime me punonjës seksi meshkuj dhe i kërkonte asaj të merrte pjesë.
Gjatë marrjes në pyetje nga avokatja mbrojtëse Anna Estevao, Cassie u detyrua të lexonte disa prej mesazheve të saj të mëparshme, përfshirë një ku shprehej:
I dua shumë të çmendurit.
Ekipi i tij ligjor ka pranuar se marrëdhënia e tij me Cassie përfshinte dhunë, por mohon me forcë çdo akuzë për trafikim seksual dhe shantazh.
Ata pretendojnë se Combs po shënjestrohet për shkak të preferencave të tij seksuale.
Procesi gjyqësor vazhdon në ditët në vijim.