Mes hetimeve në rritje ndaj producentit të njohur Sean “Diddy” Combs dhe përfshirjes së shumë figurave të famshme të industrisë së muzikës në raportime dhe spekulime, emri i Justin Bieber ka dalë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tij të hershme me Diddy-n gjatë adoleshencës.
Megjithatë, burime pranë këngëtarit kanë mohuar kategorikisht çdo insinuatë për sjellje të papërshtatshme apo abuzim.
Sipas TMZ, burimet theksojnë se nuk ka pasur kurrë ndonjë situatë problematike mes Diddy-t dhe Bieber-it.
Në rrjet janë rikthyer fragmente nga e kaluara, përfshirë një intervistë të vitit 2011 në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, ku Diddy me ironi tha se Justin “e di më mirë sesa të flasë për ato që bën me Big Brother Puff në televizion kombëtar” – një koment që sot po analizohet në një tjetër dritë.
Gjithashtu, një video e vitit 2009 tregon Diddy-n duke i premtuar 15-vjeçarit Bieber se do ta linte të drejtonte njërën nga makinat e tij kur të mbushte 16 vjeç, duke shtuar se do të kalonin “48 orë së bashku” – çka ai e quante “ëndrra e çdo adoleshenti”.
Sipas burimeve pranë këngëtarit, këto ishin thjesht momente të inskenuara për publikun dhe nuk reflektojnë marrëdhënie të ngushta personale.
Në realitet, Justin kishte më shumë lidhje me fëmijët e Diddy-t sesa me vetë producentin.
Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesi i Bieber theksoi:
Edhe pse Justin nuk është viktimë e Sean Combs, është e rëndësishme të mos harrohet se ka individë që vërtet janë dëmtuar nga ai. Zhvendosja e fokusit nga kjo e vërtetë dëmton drejtësinë që ata meritojnë.
Hetimet ndaj Diddy vijojnë, ndërsa shumë personalitete të industrisë po shfaqin mbështetje për viktimat dhe po kërkojnë transparencë e përgjegjësi.